Sarandë, GIZ sërish takim në bashki dhe vizitë në qëndrën burimore

Kontaktet me programin e Qeverisë Gjermane GIZ/DKTI vazhdojnë të jenë intensive me Bashkinë e Sarandës.

Drejtorja e këtij projekti Christine Koening, e shoqëruar nga përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve të Shqipërisë dhe nga stafi teknil i projektit, bashkëbiseduan me grupin e punës në bashki, të kryesuar nga Nënkryetari i Bashkisë z.Ramiz Husi dhe me përbërje nga specialistë të Drejtorisë së Shërbimeve.

U diskutua rreth situatës së deritanishme të punës në Qendrën Burimore të Volloderit dhe për hapat e mëtejshëm, duke kapërcyer problematikat që kanë dalë rrugës.

Gjatë takimit u prezantua ecuria e punës në Qendrën e Grumbullimit të Mbetjeve të Riciklueshme,tek përfaqësuesit e Shoqatës së Ricikluesve dhe u përcaktuan drejtimet e bashkëpunimit me ta.

Ekipet e përbashkëta imspektuan koshat me rrjetë për grumbullimin e mbetjeve të diferencuara,që jamë vendosur në vendet më publike të qytetit të Sarandës dhe vizituan Qendrën e Riciklimit në Volloder.