Kryeprokurori Çela: Gjirokastra qyteti me kriminalitetin më të lartë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në Komisionin e Ligjeve raportoi për kriminalitetin në vend për vitin 2020 dhe tha se Gjirokastra rezulton qyteti me kriminalitetin më të lartë.

Ai tha se në vitin që lamë pas u kryen 44 mijë procedime teksa 63,5% e çështjeve u pushuan.

Olsian Çela: ”Gjatë vitit 2020 janë ndjekur rreth 44 mijë procedime. Në 2020 Gjirokastra me kriminalitetin me të lartë. Gjatë 2020 u rrit kriminaliteti me 15% në Gjirokastër. Në 2020 janë pushuar 63.4% e çështjeve.

Kjo rënie mbetet të jetë pjesë e një analize në 2021. Janë dërguar 740 kërkesa për miratim marrëveshje fajësie. Pothuaj në nivelet e një viti më parë. Gjykata ka refuzuar në 45 raste, pothuajse e njëjtë një vit më parë.

14.5 rritje për numrin e çështjeve dhe të të pandehurve.4 mijë e 647 çështje për pushim, rritje me 53%, 48.46% e çështjeve të pushuara.

Gjatë 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9 mijë e 4 çështje, ulje në krahasim me 2019.

Në 2020 rezulton se janë dënuar 8 mijë e 22, kurse për 152 të pafajshëm, ka ulje në krahasim me 2019.

Efektiviteti i ndjekjes penale.

Trafiqet e paligjshme, shumë i ulët. 31.25% në gjyq, të tjerat janë pushuar.

Ka një ulje 12.54 të procedimeve për veprat penale të këtij grupi.

Narkotikët

Rritje prej 17.8% të procedimeve në krahasim me 2019. Ndjekja penale ka rezultuar efektive sepse janë rritur.

Efektiviteti i ndjekjes penale të dhunës në familje ka qenë i lartë.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale është 92.23% njëjtë me 2019. Ecuria në 5 vite tregon se ësthë ulur në numrin e procedimeve të regjistruara në krahasim nga 2016 në 2020.

Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor

Treguesi është i ulët, 42.1% në gjyq, të tjerat janë pushuar. Tendencë në ulje me 14.2% në krahasim me 2019.

Lufta kundër pastrimit të parave, ka qenë prioritet në 2020. Synimi ynë ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Në korrik nënshkruam memorandum për masat administrative për rritjen e efikasitetit.

Këto akte evidentojnë progresin e luftës ndaj krimit, gjurmimin, krijuan seksione të veçanta në Prokurori, Drejtoritë e Policisë.”.