Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimet e opozitës për Vlorën

Ashtu si një ditë më parë, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë paditë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Vlorës.

Duke ndjekur të njëjtin shembull, Kolegji gjithashtu nuk pranoi kërkesën e opozitës për të marrë prova shtesë.

Ditën e hënë, Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e pretendimeve të PD-së dhe LSI-së për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Gjirokastrës duke certifikuar rezultatin e parë të zgjedhjeve të 25 prillit. Vendimi nuk e bindi opozitën e cila paralajmëroi padi në institucione të tjera.