Gjiknuri me veteranët në Sarandë: Angazhimi ynë për ti dhënë kësaj kategorie respektin e merituar me punë konkrete

Drejtuesi politik, njëkohësisht kandidati për deputet në qarkun Vlorë Damina Gjiknuri, mëngjesin e kësaj të shtune e ka nisur me një takim me veteranët në Sarandë.

Gjiknuri i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, tha se:

“Mëngjesin zgjodha ta kaloj me një grup veteranësh në qytetin e Sarandës.

I falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që i japin jo vetëm Partisë Socialiste por çdo pune të mirë që kemi bërë dhe do të bëjmë në vazhdim.

Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për ti dhënë kësaj kategorie respektin e merituar me punë konkrete”, shkruan Gjiknuri. /Sarandanews.com/