Gjiknuri dhe Hajdari thirrje opozitës: Të rifillojmë punën ku e lamë! Ne i kemi votat, do e votojmë

Ka përfunduar mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore mes palëve politike, ku bëhet me dije se kanë bërë raportim për punën e deritanishme të bërë në komision.

Në një dalje për media bashkëkryetari i komisionit për këtë reformë, Damian Gjiknuri, ka theksuar se fillimisht do të përmbushen rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa i ka bërë thirrje PD të bashkohet për rifilluar punën, në të kundërt ai thekson se Kuvendi i ka votat dhe do ta votojë.

Nga ana tjetër deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka thënë se puna do të vijojë dhe nuk ka asnjë arsye përse të ndalet, duke qenë se është një nga kushtet kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE.

Fjala e Damian Gjiknurit:

Sot u diskutuan pikat që kemi gjetur kompromis dhe që duhet diskutuar ne vazhdim. Qëllimi qe që jo vetëm të informohen anëtarët por të angazhohemi që ta mbyllim në qershor në afatin e fundit, duke qenë se është një nga kushtet për integrim në BE.

Ajo që kan thënë dhe e përsëris opozita jashtëparlamentare duhet ta shfrytëzojë këtë kohë. Thirrja ime është e thjeshtë, pasi disa përfaqësues të opozitës lëshuan deklarata kontradiktore… A janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun. Puna u ndërpre prej Covid. Ne duhet ta rifillojmë aty ku e lamë. Dora jonë është e shtrirë ne presim që ta adresojmë këtë çështje së bashku.

Unë kam bërë kontaktet e mija me PD. Kam folur dhe me përfaqësues të diplomacisë së huaj për të nxitur dialogun. Disa deklarata si kuptova, opozita ti shpjegojë. Në të kundërt parlamenti i ka votat. Dëshira jona ka qenë që opozita të jetë pjesë dhe te jete dakord me reformën.

Nëse ngelet problemi për datën unë do të marr hapa zyrtarë. Do ti drejtohem zyrtarisht PD. Këshilli politik pa opozitën nuk ka kuptim… nëse ata sduan te marrin përpjesë më mirë ta thonë le tua thonë të gjithë shqiptarëve dhe ne vazhdojmë punën.

Fjala e Rudina Hajdarit:

Ishte thjesht një mbledhje informuese per anëtaret e komisionit, i treguan të gjitha propozimet që kanë ardhur në këshill. U diskutuan me anëtarët e komisionit, u ra dakord që do ecim përpara edhe me komisionin. Do ecin përpara dhe do shikojme si do i miratojmë këto propozime.

Unë nuk shikoj aty asnjë problem se është një reformë që ka për të ndodhur dhe do të ndodhe. Jemi të paisur për të ecur përpara. Bashkëpunimi me ta ka ecur mirë përderisa janë bërë propozime. Është çështje miratimi dhe votimi dhe për të rënë dakord për listën zgjedhore.

Opozita e ka vetë në dorë nëse sdo që të mbildhet komisioni. Konsensusi është fjalia kryesore sa i përket reformës. Nëse ka një reformë që do të ndryshojë dhe ti japë fund mënyrës si do të veprohet me zgjedhjet. Mendoj që paralmenti nuk e gëzon sot sovranitetin e popullit. Unë do të vazhdoj të luftoj në atë betejë, nëse opozita jashtëparlamentare nuk do është puna e atyre.

Unë jam gati që Shqipëria të ecë përpara dhe të shkojë në BE, prandaj jam në këtë reformë. Për çfarë arsyeje të mbetet peng reforma zgjedhore.