Nis vaksinimi i gazetarëve, procesi do vijojë edhe në rrethe me gazetarët e terrenit

Jo vetëm raportim për procesin e vaksinimit, por grupet mediatike këtë të premte ishin vetë ata që u vaksinuan.

Të sheshin skënderbej u përqëndrua ky proces për të gjitha mediat.

Pas vaksinimit të mjekëve, arsimtarëve dhe të moshuarve pas më shumë se një viti në përballje me pandeminë gazetarë, operatorë shoferë, grupet e xhirimit sot besuan që akti i vetëmohimit i treguar gjatë kësaj periudhë të vështirë sot ju është vlerësuar.

Ndërsa gazetarët që e kanë kaluar së fundmi covidin duhet të presin të paktin 3 muaj pasi janë shëruar e të vaksinohen në një moment të dytë. Por të gjithë ne sërish do të jemi në krye të detyrës.

Proccesi i vaksinimit të gazetarëve do shtrihet dhe në rrethe, ku së shpejti do vaksinohet dhe gazetarët e rajonit të Sarandës.