Hapet aplikimi për mbeshtetje financiare për fermerët, si të aplikoni dhe kush përfiton
Hapet aplikimi për mbeshtetje financiare për fermerët.
Përfiton fermeri/blegtori që:
– ka mbi 5 lopë të matrikulluara / 10000 lekë për lopë;
– ka mbi 70 dele apo dhi të matrikulluara / 1200 lekë për bagëti;
– ka 50 koshere e lart/ 1000 lekë për koshere;
– do të zëvendësojë plastmasin e serës/ 300000 lekë për hektar për perime, 100000 lekë për hektar për rrush tavoline, 500000 lekë për hektar për tunelet e luleshtrydheve;
– mbjell e kultivon bimë medicinale individualisht në 2 dynym e lart/ 200000 lekë për hektar e deri në 100000 lekë maksimalisht.
Në çdo njësi administrative ju pret një njeri për t’ju ndihmuar të aplikoni online, tani!