Rreshjet e shiut, ja problemet e shkaktuara në rajonin e Sarandës

Pas shirave me intesitet të lartë të natës të së hënës në rajonin e Sarandës u evidentuan probleme në segmentin Ura e Kranesë – Syri i Kaltër, rrëshqitje dherash, ku lëvizja e mjeteve është bërë me një krah. Po punohet me mjete dhe njerëz për pastrimin e plotë të dherave.

Rruga është e hapur për qarkullimin. Në segmentin Lukovë – Bunec ka rënie dherash në rrugë.

Aty kalohet vetëm në një korsi. Në segmentin Piqeras- Borsh ka rënie dherash në kunete. Rrëshkitja në Borsh vazhdon të jetë aktive. Një pjesë e murit është shkëputur, por lëvizja e mjeteve vazhdon të bëhet tek korsia e mbetur.

Segmentet e tjera rrugore përvec disa zhavorishteve, nuk kanë probleme. Si pasojë e shirave me intesitet shumë të lartë, rrëshkitja tek Nimfa (Shkëmbi sa kalon Hidrocentralin) është agravuar edhe më shumë. Janë marrë masat e nevojshme për vendosjen e sinjalistikës.

Ka patur gjithashtu, dalje inertesh nga rrugët dytësore dhe po punohet për pastrimin e tyre.