“Mos më prek me dorë, jam në shtëpinë time”, nisin përplasjet në Ksamil për shembjen e objekteve pa leje

Të hënën, 7 qershor  ka nisur operacioni “Bregdeti Ynë.”

Ky operacion për shembjen e objekteve pa leje në vijën bregdetare ka nisur nga Ksamili dhe Velipoja, ndërsa ditën e sotme ka pasur tensione në pjesën e jugut.

Në pamjet e siguruara shihen banorët të cilët përplasen me forcat e policisë pasi refuzojnë të largohen nga pronat.

“Nuk jemi njoftuar për shembjen. Kanë ardhur 2-3 herë. I ka çuni dokumentet ët gjitha, nuk është pa lejë. Do lekë ai, ku t’i gjejmë lekët. Na kanë kërkuar dhe ne, ja kemi dhënë paratë,” thotë një e moshuar.

“Mos më prek me dorë, jam në shtëpinë time,” thotë një banor.

Operacioni “Bregdeti ynë” ka në fokus shembjen e objekteve pa lejë përgjatë bregdetit.

Ditën e sotme në Ksamil parashikohet shembja e 30 objekteve.

Dita e sotme është fokusuar në banesa dhe kjo ka sjellë tensione mes banorëve të cilët refuzojnë të dalin dhe policisë.