Nga nesër fillon “ora policore”, ja gjoba për ata që e shkelin

Nesër hyn në fuqi “ora policore”, ndalimarkullimi në fashën orare: 22:00-06:00. Kush e thyen atë do të gjobitet.

Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 10 mijë lekë të reja.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka sqaruar se si do të zbatohet kufizimi i pjesshëm në vendin tonë për shkak të koronavirusit.

Manastirliu deklaroi se të gjithë ata persona që do të lëvizin pas orës 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit për çështje pune, duhet të pajisjen me autorizim përmes shërbimit E-Albania.