Ahmetaj takim me sipërmarrës në Vlorë: Me rëndësi përgatitja për sezonin turistik

Nga Vlora, pas përfundimit të takimit me operatorët turistik zv.kryeministri Arben Ahmetaj i pyetur për mungesën e bashkisë së Vlorës në takim dhe kryetarit Dritan Leli shmangu pyetjen duke mos u përgjigjur, por duke vendosur theksin tek pjesa se bashkëpunimi me bashkinë e Vlorës është tepër thelbësor.

Ahmetaj shprehet se nëse dy milionë euro të dhëna nga bashki e Vlorës për pastrimin e qytetit nuk mjaftojnë, atëherë qeveria e vendit do të japi fonde ekstra duke dyfishuar fondin për pastrimin për sezonin turistik.

“Pjesëmarrësit këtu janë të gjithë sipërmarrës dhe institucione. Unë takimet me partinë i bëj më vete. Këtu ishte takim në kuadër të parapëgatitjes për sezonin turistik dhe jo si përfaqësues politik, por si anëtar i kabinetit qeveritar.

Unë mendoj se përgatitja për sezonin është shumë e rëndësishme dhe për injektimin e një kulture të përgjegjshme ndaj shërbimit për turistët. Shoh përgjegjshmëri shuëm të madhe nga pjesa e institucioneve.

Bashkëpunimi me bashkinë është i rëndësishme. Këtë vit buxheti për pastrimin do të jetë i dyfishtë dhe do të ketë edhe fonde shtesë nga qeveria. Pritet që të përballet me numra turistësh seriozë”