Albumi i sarandjotes Ava Max, renditet në krye të listave botërore

Albumi, i cili përmbledh punën e palodhur 2-vjeçare të artistes, duket se ka pasur shumë sukses që në 24 orët e para të publikimit.

Kjo pasi “Heaven and Hell” është ngjitur menjëherë në vendin e parë në top listën zyrtareve të albumeve në iTunes, në nivel global.

Ajo publikoi dy fotografi, në njërën prej së cilës shfaqej top lista zyrtare me albumet më të kërkuara të momentit në iTunes, ku i pari renditet ai i këngëtares 25-vjeçare, ndërsa në fotografinë tjetër.

Një sukses i tillë patjetër që e ka gëzuar artisten shqiptare me prejardhje nga Qeparoi, e cila gëzimin e saj nuk hezitoi ta ndajë me fansat në rrjetin social Instagram.

“Albumi numër 1 nivel global”, ju djema jeni të egër! Faleminderit”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografive këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi.

Duke u renditur e para në këtë listë, shqiptarja ka lënë prapa albumet e emrave të njohur botërorë si: Alicia Keys, Mrilyn Manson dhe Adele.

Në albumin “Heaven and Hell” janë të përmbledhura plot 15 këngë të suksesshme, ndër to edhe hitet: “Sweet bus Psycho”, “Torn”, “So Am I” etj. Ru. Do