Adriatik Lapajt po i dhemb varfëria e qytetarëve? Cili është skenari që ai me shokë e tij kanë, që janë të dënuar për korrupsion dhe të politizuar

Gjithologu dhe “aktivisti i pavarur” Adriatik Lapaj  kur e sheh në krye të protestave mendon se po i dhembin çmimet e larta që kanë prekur tregun kryesisht ditëve të fundit.

Adriatik Lapaj nën petkun e “aktivistit”, është shprehur sot para qytetarëve se nuk janë të bindur nga paketa e rezistencës sociale, që ka prezantuar këto ditë kryeministri Edi Rama.

Lapaj, i cili shquhet për përvetësimin e kauzave të qytetarëve, që në vitin 2015 është një personazh që ka ngjallur mjaft polemika tek protestuesit dhe në rrjetet sociale.

Ai akuzohet se gjithë protagonizimi i tij lidhet për interesa personale dhe politike.

Ndonse hiqet si një personazh sikur u dhimbset të varfërit, Tik Lapaj është akuzuar së fundmi në media se pastron leket e vjehrrit të tij, ish gjyqtarit të Sarandës Alltun Çela.

Ky i fundit është shkarkuar nga Vettingu për korrupsion dhe cënimin e besimit tek drejtësia.

Tashmë pyetja shtrohet cili është skenari i Tik Lapajt dhe shokëve të tij ku njëri është i dënuar për korrupsion, një tjetër punon tek televizioni i Sali Berishës, të cilët po vrapojnë për të përvetësuar protestat e qytetarëve.

Panajot Soko - Me vëllain tim Adriatik Lapaj ..