FITORJA E PARE/ Lamtumirë koronavirus në Wuhan, mjekët heqin maskat

Në kryeqendrën e shpërthimit të virusit vdekjeprurës në Kinë, rikthehet buzëqeshja dhe po nis dalëngadalë edhe jeta normale e banorëve.

Mediat ndërkombëtare po transmetojnë këto orë, pamje të mjekëve kinezë të Wuhan që po heqin të lumtur maskat pas mbylljes së spitalit të fundit që merej me trajtimin e të sëmurëve me Covid-19.

Ditët e fundit numri i të prekurve në Kinë po numërihen me gishtat e duarve, duke sjellë një shpresë të madhe për kontrollin e koronavirusit në të gjithë botën.