Avokati nga Saranda falenderon mjekun e arrestuar: Shpëtove jetën e tim eti dhe s’më kërkove asgjë! Të duam familjarisht doktor

Mjeku i njohur Edvin Prifti ka shkaktuar shumë polemika në sferën publike dhe politike në vend, pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në shtëpi e në zyrë qindra-mijëra euro, ndërsa sot u arrestua.

Të paktë e të guximshëm janë ata që i kanë dalë në mbrojtje, duke pranuar edhe koston e rebelimit të qytetarëve ndaj fenomenit të mit-marrjes.

Avokati Adriatik Lapaj nuk e ka shfajësuar, madje ia lë të gjithë përgjegjësinë atij dhe detyrën drejtësisë, por ka menduar që me sinqeritetin më të madh të falenderoj publikisht mjekun Prifti për shërbimin dhe njerzillëkun e treguar, ndaj babait të tij, e ndërkohë që thotë se në këmbim, ai nuk kërkoi asgjë.

Shënimi i Adriatik Lapaj

Falë doktor Edvin Priftit babai im sërish vrapon dhe jeton sikur të mos ishte sëmurë kurrë. Doktori me duart e veta të arta e la pranë familjes tonë. E njoha në këto kushte doktorin. E njoha si zotëri. Mirënjohjen ma ka kultivuar babai. Të jam mirënjohës i dashur Edvin. Unë nuk i futem fare problemit që lindi. Unë jam me ty sepse duart e tua shpëtuan jetën e tim ati. Ti nuk më kërkove asgjë.

Të duam familjarisht doktor!

P.s ky status është konsideratë personale ndaj doktorit. Mardhënien me drejtësinë ai e ka personale. Njerëzisht ne e duam dhe unë i’a shpreha publikisht në këto ditë të vështira për të.