FOTOT/ Shkon drejt përfundimit bypassi i Tepelenës, ja pamja e re

Prej më shumë se një vit, bypass-i i Tepelenës është drejtë përfundimit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë bashkia e Tepelenës.

Ku sipas kryebashkiakut :

“Kjo vepër madhore e quajtur ndryshe “Ballkoni i Jugut”, përveç infrastrukturës trasformuese që i dha hyrjes dhe daljes së Tepelenës, duke i shtuar bukurinë edhe dinjitetin urban, krijoi mundësinë për investime të reja në fushën e turizmit.

Kjo është pamja e re që do ketë qyteti në hyrje (agjensia), ku shumë shpejt pritet ti shtohet edhe një hotel, i cili zëvendëson atë aktual i njohur si, hotel turizmi…

Nuk përfundon me kaq. Të tjera surpriza të këndshme do të publikojmë në vazhdim, për të kuptuar se Tepelena tashmë ka hyrë në një rrugë të re dhe të pakthyeshme të historisë së saj të zhvillimit”-përfundon ai.

Më poshtë disa pamje të bypassit në 3D.