Policia e Sarandës procedon në Prokurori 4 persona se nuk jepnin kupon tatimor tek bizneset e tyre

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, janë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur 4 raste të informalitetit dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

P. M., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar, ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet kompetente dhe nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;

E. M., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet kompetente dhe nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;

A. M., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar ka rezultuar se nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;

Th. G., 64 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar, ka rezultuar se nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.