VIDEO/ Policia e Vlorës merr të gjithë të kthyerit nga Italia: Duhet të karantinoheni për 14 ditë

Koronavirusi në Shqipëri deri më sot është përhapur nga persona që kanë shkuar dhe kthyer nga Italia.

Policia e Shtetit ka identifikuar gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19. Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetë-karantinohen për 2 javë.

Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të pērballen me masa ligjore.

“Keni hyrë në datën 6 mars, duhet të karantinoheni për 14 ditë, ndryshe mbani përgjegjësi ligjore. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”.

Policia e #Vlorës merr të gjithë të kthyerit nga Italia: Duhet të karantinoheni për 14 ditë

Posted by Sarandanews.com on Saturday, March 14, 2020