Saranda në normalitet, gazetari: Nuk ka kuptim që baret dhe restorantet të hapen në të njëjtën kohë me pjesën tjetër të vendit!
Gazetari i njohur, Endri Xhafo, i gjendur në Sarandë ka publikuar një foto nga qyteti bregdetar, i cili pasi është në zonën e gjelbër, i është rikthyer gjallëria.
Në postimin e tij, Xhafo ka kërkuar që mbyllja e bareve dhe restoranteve në këto qytete që nuk kanë rrezikshmëri, është e pa kuptimtë.
“Sot jam i bindur që në “zonat e gjelbra” nuk ka më asnjë kuptim që baret dhe restorantet të hapen në të njëjtën kohë me pjesën tjetër të vendit!
Veç sa do të zgjaste agoninë e këtyre biznesve!
Se në lëmin epidemiologjik nuk besoj të ketë ndonjë efekt parandalues/frenues, kaq normale është tani jeta në Sarandë, sa të duket se je në një ditë normale sezoni turistik! ????????”, shkruan Xhafo. /Sarandanews.com/