Gjendet e pajetë 61-vjeçarja nga Delvina! Familjarët e kishin kërkuar në çdo drejtim

Naze Ago, 61 vjeç nga Delvina është gjetur ditën e sotme nga familjarët, fatkeqësisht e pajetë. 61-vjeçarja është gjetur në zonën e Matomarës. Emoshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale

Naze Ago ishte larguar nga shtëpia mëngjesin e 16 korrikut dhe prej asaj dite askush nuk dinte gjë për fatin e saj, ndërsa familjarët kishin vijuar kërkimet në çdo drejtim.

Naze Ago nga Delvina rezultonte humbur që prej 16 korrikut të këtij viti. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin e saj Musa Agon.

Pasi ky i fundit doli nga banesa për të bërë pazar, pas tij u largua edhe 61-vjeçarja orët e para të mëngjesit, nga lagjja Xhermahall të Delvinës.