Kriza energjetike, ndërprerje të ndriçimit në aksin rrugor Ura e Gajdarit – Qafë Gjashtë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për mediat paraqiti masat e marra në vend për kufizimin e energjisë.

Ministrja tha se energjia do të ndërpritet në disa akse kryesore të vendit, si dhe ato me degëzim. Po ashtu edhe për institucione do të ketë ndërprerje pas orës 00:00.

Por nga masat e marra nuk do të preken familjarët apo dhe bizneset e vogla, për të cilët nuk do të ketë ndryshime në çmim apo ndërprerje.

Balluku tha se energjia duhet të kursehet pasi sasitë në tregjet ndërkombëtare janë të limituara.

Qeveria ka vendosur të marrë një sërë masash konsumi duke nisur nga vetë institucionet publike apo struktura të tjera publike. I kemi kërkuar ARRSH dhe OSHEE që të bëjë ndërprerje të ndricimit në akset automobilistike kombëtare: Aksi Tiranë – Durrës – bypassi i Durrësit, Plepa – Kavajë – Rrogozhinë, Qafë Kasharit – Rinas, Lin – Pogradec, bypassi Shkodër, Korcë – Ersekë, Ura e Gajdarit – Qafë Gjashtë.

Ndërkohë do të ketë ndërprerje dhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim sic janë: bypassi i Fierit me hyrje daljet e tij, Lezhë – Shëngjin me degëzime dhe Shkodër – Hani i Hotit në degëzimet e tij.

Nuk do të cënojmë rrethrrotullimet Rrogozhinë – Lushnje, Shkodër Hani i Hotit, Lezhë – Kakariq, degëzimi i fabrikës së cimentos.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Për më tepër, një masë që kemi marrë është kërkesa për të kufizuar energjinë për ndriçimin që nuk është e domosdoshme.

Pas orës 12 të mesnatës do i kërkohet bashkive që të fikin ndriçimet që nuk paraqesin domosdoshmëri,” tha Balluku.