Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.

E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit.

Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik