Rama premton sërish aeroportin e Sarandës: E bëjmë këtë mandat

Kryeministri Edi Rama foli për projektet e reja të qeverisë që do të mund të realizohen brenda mandatit të tretë.

Ai përmendi këtu disa nga këto projekte si aeroportet dhe portet në Sarandë, Vlorë Durrës dhe Shëngjin.

Mes tyre kreu i qeverisë tha se tashmë janë në proces dy parqe fotovoltaike, si dhe projketi për ndërtimin e korridorir blu, që do të krijojë një rrugë me shpejtësi standard. Sipas kryeministrit këto projekte do të jenë kantier këtë mandat.

Rama: Do të ndërtojmë 4 porte turistike, Vlora, Saranda, Durrësi që është në proces dhe Shëngjini.

Porti i Durrësit do të spostohet dhe do të ndërtohet në Porto Romano. Ndërsa në Vlorë do të ndërtohet porti i ri i peshkimit që është një nga plagët e mëdha të Vlorës. Edhe Aeroporti i madh duhet të ketë në kantier, që do e ndërtojë Pacolli.

Aeroporti i Sarandës është në proces, pastaj kemi Skavicën, e cila ka filluar punë me ndihmën e SHBA-së, trasnformimin e TEC-it në Vlorë ku do të futet gaz i lëngshëm amerikan, që do të bëjë që ne të kemi një burim të planifikueshëm energjie, dy parqe fotovoltaike janë në proces. Një park tjetër i energjisë me erë do të ndërtohet në një zonë pranë Lezhës.

Pastaj kemi aksin e korridorit blu, krijimin e rruge shpejtësie që do të lidhë aksin nga Muriqani në Milot, në Thumanë dhe Rrogozhinë e deri në Fier. Këto janë projekte do të jenë në kantier në këtë mandat. Janë shumë para por për këtë ditë kemi punuar.

Jemi në negociata për një vepër të madhe, që do të jetë një kantier hidro, hekurudhën Tiranë-Durrës dhe hekurudhën Durrës-Hani i Hotit. Për tunelin e Llogarsë sot është shpallur fituesi dhe shumë shpejt do të fillojë puna.