Sarandë, qyteti gumëzhin nga nënat me fëmijë
Të shumtë ishin nënat që me fëmijët e tyre kanë dalë për të shijuar motin me diell dhe lejen e tyre të daljes, këtë të dielë në Sarandë.
Të gjitha rrugët dhe bulevardi gumëzhin nga fëmijët, të cilët me plot qejf luajnë me bashkëmoshatarët e tyre.
Pas orës 11:00 nënat bashkë me fëmijët e tyre janë ritkhyer nëpër shtëpia, duke respektuar orarin e vendosur nga qeveria.