FOTOT/ Banorët e Delvinës të shqetësuar për tharjen e rrepeve, kërkojnë reagim të insitucioneve

Banorët e Delvinës po ngrejnë shqetësime për tharjen e rrepeve.

Një prej rrepeve me statusin “Monument natyre” është në rrezik për tu tharë dhe qytetarët nga Delvina kërkojnë reagim të institucioneve për tu kujdesur.

Një banor i Delvinës ka dërguar në Sarandanews.com foto nga rrepi ku siç shihet është në rrezik për tu tharë ku ai shkruan:

“Pershendetje!

Para ca ditesh postuat nje shkrim te inxhinjer Kristo Kaurit per tharjen e rrepeve ne Syrin e Kaltert, dhe une te profili i Ladit permenda dhe rrepet e Kardhikaqit, te Vrisit te Delvines dhe kryesorja nje nga rrepet qe mbrohen te qendres se Delvines.

Po ju dergoje foto per gjendjen aktuale te rrapit. Me sa duket nuk do ta kete te gjate. Gjynah!”, shkruan qytetari Robert Izeti në Sarandanews.com