Përkeqësohet bilanci, shënohen të tjera vdekje në Greqi! Numri i të infektuarve mbi 1600

6 persona të tjerë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë në Greqi.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj, ku thuhet se numri i të infektuarve vijon të rritet.

Ndërkohë numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 ka shkuar në 59

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, 99 persona duke e çuar kështu numrin e të prekurve në 1613.

Sipas autoriteteve vendase 11 persona kanë dalë nga reanimacioni. Në të gjithë vendin njoftohet se janë kryer 22500 teste.