SHIFRAT/ Sarandë, kalon mbi 100 numri i testimeve me COVID-19

Saranda fatmirsisht është një nga qytetet që nuk ka asnjë person të prekur nga virusi COVID-19.

Ditën e sotme kanë dal dhe përgjigjet për y qytetarë, të cilët kanë rezultuar negativ.

Ndërkohë, numri i testimeve është rritur duke shkuar në 124, ku që të gjitha kanë rezultuar negative.

Megjithatë, autoritetet vendore bëjnë çdo ditë thirrje për qytetarët që të respektojnë rregullat e vendosura, për ta kaluar sa më mirë këtë situatë të pazakontë.

Në total, në gjithë Shqipërinë, deri më tani numri i të prekurve është 726, ndërsa kanë humbur betejën me këtë sëmundje 28 persona. /Sarandanews.com/