“I thashë mamasë se po nuk shkova në Lice do të mbytem në Bistricë”, Irini Qirjako rrëfen pasionin për muzikën
Irini Qirjako ka rrëfyer pasionin e saj të madh për muzikën, për të cilin ishte gati të bënte gjithçka.
Në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, ajo i ka treguar moderators Pranvera Borakaj, se ishte nëna e saj ajo që id ha mbështetjen më të madhe.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Të mbështetën prindërit?
Irini Qirjako: Mamaja më mbështeti shumë. Babai kishte frikë, thoshte s’kemi lekë ta paguajmë, se 6 fëmijë, s’kemi lekë. Edhe mamaja thoshte unë do shkoj të punoj në zetor me burrat dhe vajza ime do shkojë në shkollë. Dhe unë i thashë mamasë nëse unë nuk do shkoj në Lice unë do mbytem në lumin e Bistricës.
Pranvera Borakaj: Ishte dëshirë shumë e madhe.
Irini Qirjako: Shumë, shumë e madhe.
Pranvera Borakaj: Edhe për të përballuar një jetesë krejt tjetër nga ajo e një familjeje të madhe, me vëllezër, me motra për të nisur një jetë krejt tjetër vetëm se pasioni ishte kaq i madh.
Irini Qirjako: Pasioni ishte shumë i madh, ishte talenti brenda meje që vlonte, ziente talenti.
Pranvera Borakaj: Si ishin vitet në lice?
Irini Qirjako: Vite shumë të bukura. Sa të bukura! Vitet e shkollës së mesme janë vitet më të bukura. Kasha shoqe Polikseni Çaçin, ajo ishte në kanto