EMRI/ Prokuroria Sarandë tanimë edhe me zv/ Drejtues

Silvana Belishta do të jetë tashmë Zv/Drejtuesja e re e Prokurorisë së Sarandës. Belishta, e emëruar prej 5 muajsh Prokurore në Sarandë ka një karierë të mëparshme në Administratën Publike si juriste në vitet 2017-2020. Ajo është arsimuar në Shkollën e Magjistraturës në periudhën 2020-2023, ndërkohë ka përfunduar Masterin Shkencor Penal në Universitetin e Tiranës në vitin 2016. Prokuroria e Sarandës prej 2 vitesh drejtohet nga Kledian Llaho, ku në ditët e fundit plotësohet edhe me emërimin si zv/Drejtuese edhe të Silvana Belishta….