Nis asfaltimi i rrugës Palasë-Dhërmi, pjesë e aksit nga Orikumi në Himarë
Rruga që lidh Palasën me Dhërmiun është gati në përfundim, ndërsa ditët e fundit ka nisur asfaltimi.
Rruga me gjatësi 2.5 kilometra është pjesë e aksit strategjik që do të lidhë Orikumin me Himarën dhe parashikohet të kalojë përmes tunelit të Llogarasë.
Në rrugën Palasë-Dhërmi kanë përfunduar të gjitha veprat e artit, ndërtimi i sistemit terramesh si dhe ka nisur puna për hedhjen e shtresës së parë të konglomeratit bituminoz.
Përveç të tjerash, ky aks do të lehtësojë ndjeshëm trafikun gjatë muajve të verës.