Ardit Gjebrea mbështet protestën “greke”, i përgjigjet gazetari i lindur në Himarë: Këtu s’ka asnjë komunitet grek Edito

Ardit Gjebrea ka komentuar debatin për shaminë ne Kosovë dhe një protestë të organizuar në Himarë në greqisht, me në krye Vangjel Dulen dhe Fredi Belerin.

Ai thotë se nuk duhet të alarmohemi pe protestohet greqisht në Himarë.

“Tani që është kohë pushimesh, kemi edhe kohë te lexojmë lajme e komente, reagime për gjithçka ndodh rreth nesh.

Sot më tërhoqën vëmendjen dy lajme me reagimet përkatëse: I pari bënte fjalë për një projektligj për lejimin e shamive për vajza dhe gra në shkolla dhe institucione, mesa kuptova në moshën mbi 16 vjeç, në Kosovë.

Lajmi i dytë bënte fjalë për një protestë në Himarë në lidhje me pronat dhe që fjalimet ishin mbajtur edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën greke.

Reagimet për lajmin e parë shiheshin si një ngadhënjim i islamizmit, ndërsa i dyti si një rikthim të protagonizmit grek në Himarë.

Nga se kemi frikë?! Përse të dyja rastet të mos shihen si bashkëjetesë në harmoni? Mendoj se mungesa e sigurisë së individit për çka përfaqëson sjell edhe këto reagime. Nëse një familje është e qartë në edukimin fetar të çdo anëtari dhe me bindje e pa imponim besimin e ushtron si një ushqim për shpirtin, nuk mendoj se ka rrezik.

Jemi në vitin 2022 dhe dinamika e jetës ndryshon prej evoluimit të ngjarjeve dhe sjelljeve ndaj fenomeneve që sjell koha. Thuhet që me kohën, gjithçka shkon në vendin e vet. E nëse shkon gabim? Jepi kohës kohë që të rikuperohet e të shkojë aty ku duhet. E nëse gabimi është fatal? Përsëri meqë jam vetë në besim, besoj se Zoti vendos gjithçka në vend në momentin që Ai e di!

Unë jam për respekt ndaj tjetrit, të besimit, etnisë… dhe dënoj shfrytëzimin e tyre për politikë apo përçarje, për urrejtje apo dhunë, për imponim apo përjashtim, mbi të gjitha dënoj sjelljet dhe veprimet ekstremiste të çfarëdolloj natyre.

Kush është i sigurtë në çka është, nuk ka frikë nga tjetri që është i ndryshëm. Është kaq bukur të bashkëjetosh, ta respektosh dhe ta bësh tjetrin të ndihet mirë. Më pas, secili në punë të vet, në familjen e vet!

A nuk është Zoti një?! Ç’rëndësi ka si e quajmë! A nuk është njeriu një? Ç’rëndësi ka ku jeton, i çfarë race është e çfarë gjuhe flet. Thjesht pranoje… nëse me dashuri, më mirë për të dy”, shkruan ai.

Por atij i është përgjigjur gazetari i njohur Aleksandër Çipa, që është lindur në Himarë.

“Përshëndetje Ardit! E lexova me ëndje statusin tuaj. Për nga fryma ndaj të njëjtin mendim me ju. Specifikisht kam diçka të përkundërt. Së pari kur flet për protestën në Himarë, ankesa dhe çështje nuk është gjuha greke.

Është përdorimi politik përmes asaj gjuhe i Himarës dhe çështjes së pronave që grabiten dhe janë ende të pamenaxhuara nga shteti. Për shkak të kësaj, politika greke dhe subjektet e pakicës greke marrin shkas të akuzojnë Shqipërinë ndërkombëtarisht se po cënon të drejtat e minoritetit grek në një territor ku zyrtarisht nuk ka pasur kurrë minoritet grek, përjashto këtë kohën e 20 vit