Fundjavë takimesh për Anila Denaj në Sarandë: Të dëgjojmë e zgjidhur hallet e qytetarëve…  

Deputetja Anila Denaj si çdo fundjavë vjen në Sarandë dhe zhvillon takime me qytetarë dhe pjestarë të partisë.

Denaj i ka nisur takimet nga Saranda, Finiqi, Konispoli dhe në disa fshatra.

Fillimisht Denaj zhvilloi disa takime me asamblenë e PS-së në Finiq e Konispol.

“Finiq- Takim me Asamblenë Socialiste.

Analizuam bashkërisht rezultatet zgjedhore të 25 Prillit dhe parashtruam në vijmësi objektivat tona, për një riorganizim të plotë të strukturave të partisë me qëllim rritjen e efikasitetit.

Qytetarët dhe nevojat e tyre janë në fokus të punës tonë dhe ne jemi të angazhuar për zgjidhjen e problematikave, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me pronësinë, rritjen e cilësisë së  shërbimeve dhe zhvillimin e zonës”

“Konispol- Takim me Asamblenë Socialiste”

Diskutuam mbi nevojën për riorganizimin e strukturave të partisë dhe zgjerimin e bazës, përmes nxitjes së regjistrimit elektronikë.

Synimi ynë është afrimi i grave, vajzave dhe i të rinjve, për një hapje sa më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste.

Ndjekja e vazhdueshme e proceseve dhe kërkesave për certifikatën e pronësisë;
zhvillimi i kulturave tradicionale;
zgjidhja përfundimtare e situatës energjetike dhe rritja e kapaciteteve,

ishin disa nga problematikat që diskutuam”, shprehet Denaj.

Më pas ajo u ndal dhe në njësitë administrative Çukë dhe Berdenesh

“Në njësitë administrative Çukë dhe Berdenesh

Dëgjesat me banorët janë gjithmonë të rëndësishme, jo vetëm në periudha zgjedhore, por në vijmësi, për t’i siguruar se hallet dëgjohen dhe zgjidhja e tyre është prioritet i punës sonë.

Çështjet e legalizimeve dhe ato të azhurnimit të hartave të tokave janë disa nga problematikat, të cilat do të vijojmë t’i ndjekim bashkërisht me institucionet lokale, përgjegjëse, përmes takimeve periodike”, nënvizon Anila Denaj që mëngjesi i së dielës e gjeti sërish në takim me përfaqësues të Shoqatës së ish-ushtarakëve, një vlerë e shtuar e Sarandës.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj përfaqësues të Shoqatës së ish-ushtarakëve, një vlerë e shtuar e Sarandës.

Ndamë së bashku mendimet dhe shqetesimet e tyre, për të cilat mbetem e angazhuar, pasi janë kontribues të vyer.

Janë rreth 400 familje ish-ushtarakësh në këtë qytet”, përfundon Denaj. /Sarandanews.com/