Përfshihet nga flakët fasoneria në Gjirokastër

Një zjarr ka përfshirë një punishte kartonash në qytetin e Gjirokastrës.

Flakët janë parë në orët e para të mëngjesit në punishten që ndodhet në lagjen “Zinxhira”  dhe shumë pranë një karburanti.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.  Zjarri mësohet se ra fillimisht në një makineri.

Dyshimet e para janë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka patur punonjës në momentin kur ka rënë zjarri.