“Do na kesh tek dera sërish”, Tik Lapaj “zgjohet nga gjumi” dhe paralajmëron protesta
Duket se shoqëria civile do të dalë sërish në shesh para kryeministrisë lidhur me çmimet e larta të karburanteve në vend.
Kështu, së paku ka lajmëruar Adriatik Lapaj në Facebook pasi Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin.
Ai shkruan se ky çmim absolutisht i papërballueshëm për fuqinë tonë ekonomike duke shtuar se protestuesit do t’i ketë sërish në shesh.
“Nafta sot 248 lekë. Çmim absolutisht i papërballueshëm për fuqinë tonë ekonomike. Këto 2 muaj asnjë nga profesorët e divanit që ngrinte pretendime se si bëhen protestat nuk e ngriti zërin. As nuk belbëzoi 1 fjalë.
Ata që baltë hedhin si tubacion ujërash të zeza sapo dikush guxon të ngrejë zërin kundër së keqes, kundër shtypjes. Asnjë nga ata nuk u pa shesheve apo nuk na udhëhoqi në rezistencë.
Koha është treguesi më i mirë. Koha i tregon të tërë e gjithçka. Tani dy fjalë për qeverinë: Do na kesh te dera sërish”, shkruan ai.
Kujtojmë që Lapaj dhe disa të tjerë nisën protestat disa javë më parë për rritjen e çmimeve, por i lanë në mes ato, pa dhënë ndonjë shpjegim.