Shtohet fluksi i turistëve në portin e Sarandës

E Enjtja ka qenë një ditë intensive në Portin e Sarandës.

Udhëtimet drejt Korfuzit dhe anasjelltas janë shtuar, paradite dhe në orët e para të mëngjesit por edhe pasdite në mbrëmje!

Turistë të shumtë vizitojnë Sarandën në këto ditë të para të verës 2022!