Menaxhimi i Butrintit, debate mes deputetëve të Sarandës, Denaj-Zhupës: Vazhdoni me të pavërteta për tjetërsim pronash!

Deputetja e PS, Anila Denaj foli për menaxhimin e Parkut të Butrintit duke e nisur me një koment për deputeten demokrate Ina Zhupa, të cilës i thotë se meriton më shumë respekt se zhurmuese. Ndër të tjera theksoi se duhet dhënë me menaxhim në mënyrë që të përballojë numrin aktual dhe të ketë higjenë, ndaj nuk është e rëndësishme që të diskutohet se po i jepet privatit.

“Meriton më shumë respekt sesa zhurmuese në komisione dhe këtë foltore. Nuk e di kush është dakord për atë ambient jashtë, për jetëgjatësinë e udhëtimit të vizitës në park apo për higjenën që duhet për të përballuar numrin aktual, e jo më atë që do të vijë. Sistemi i menaxhimit nuk është ai që duhet, ndaj është konsultuar dhe me fondacionin për menaxhimin e Butrintit është vënë në vëmendje të shumë projekteve të viteve të ardhshme. Unë kam vlerësuar modelin e zhvillimit ekonomik në këto zona, sidomos në ato që janë pazare.

Të flasësh që po i jepet privatit është e tepërt, por të diskutosh që nuk ke parimet bazë. Vazhdoni me të pavërteta për tjetërsim pronash”, tha Denaj.

Pas ministres e mori sërish fjalën deputetja e PD duke i kërkuar deputetit Niko Kuri që të mos votojë për hir të banorëve të Sarandës dhe të trashëgimisë kulturore.