Sarandë, bashkia ka një tjetër paralajmërim për qytetarët

Bashkia e Sarandës ka dal me një tjetër njoftim për banorët e qytetit.

Për 5 ditë me radhë, prej 28 qershorit deri më 2 korrik 2021, sektori i gjelbërimit i Bashkisë Sarandë do të kryejë trajtimet kimike të stinës në pemët dekorative ne qytet, duke filluar pas mesnatës deri në mëngjes në orën 05:00.

❇️NJOFTIM❇️

Për 5 ditë me radhë, prej 28 qershorit deri më 2 korrik 2021, sektori i gjelbërimit i Bashkisë Sarandë do të kryejë trajtimet kimike të stinës në pemët dekorative ne qytet.

Fasha orare kur do të kryhen trajtimet, është duke filluar pas mesnatës deri në mëngjes në orën 05:00. Trajtimet kimike kryhen me preparate të listës, të njohura nga BE.
Qytetarët vihen në dijeni, për t’u dhënë mundësinë dhe kohën që të marrin masa për të mos u dëmtuar pasuria e tyre. (foto ilustruese)
BASHKIA SARANDË