1200 turistë britanikë zbarkojnë në Himarë

Kryeministri Edi Rama thotë se 1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur përmes portit të Himarës në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se vetëm në javët e para të Qershorit, në vendin tonë pritet që të vijnë 5 mijë turistë.

“1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur përmes portit të Himarës.

Në ditët në vijim do të presim edhe 5000 turistë të tjerë që do të vizitojnë bregdetin tonë në javët e para të qershorit”, thotë Rama në një postim në Facebook./