Gjirokastër, grabitet fabrika “Gjirofarm”

Firma e përpunimit të bulmetit “Gjitofarm” ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në orën 07:00, të mëngjesit të sotëm, ku administratori i një firme të përpunimit të bulmetit në fshatin Bodrisht, ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashtme.

Po punohet për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.