Sarandë/ Përdorte bunkeret për të kultivuar drogë: Kush është “Papi”, i pari që krijoi shtëpi kanabisi në Shqipëri

Detaje të reja janë zbuluar rreth bandës së Vrinës që u arrestuan nga policia e Sarandës. Autoritetet greke i kanë dhënë palës shqiptare disa herë emrat e tyre pasi akuzohen për trafikun e mijëra kg lëndë narkotike drejt Greqisë.

Burine bejne ne dije se Dashnor Alushaj (i njohur me emrin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike”, është i pari në Shqipëri që krijoi shtëpi kanabisi.

Para disa vitesh u arrestua sepse kishte vendosur llamba dhe sistem për rritjen e kanabisit në bunkeret e ndërtuara gjatë qeverisjes së Enver Hoxhës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Five”, u arrestuan:

-Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë;

-Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.