Zbardhet programi i qeverisë “Rama 3”, ja kur përfundon Kardhiq-Delvinë dhe nis puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës

Socialistët do ta fokusojnë mandatin e tretë të qeverisës radhazi në 5 shtylla kryesore që nisin pikërisht me pasojat e dy goditjeve  më të mëdha që pësoi vendi  në 4-vjeçarin e shkuar.

E kështu pra 5 shtyllat kryesore të këtij mandati do të jenë rimëkëmbja ekonomike, mirëqenie për të gjithë, modernizim për zhvillim, familja dhe Shqipëri e fortë.

Në program thuhet se aksi rrugor Kardhiq-Delvinë do të përfundojë tërësisht në Maj të vitit 2022.

Gjithashtu, në program theksohet se brenda vitit 2021 do të nënshkrihet kontratë për ndërtimin e Saranda International Airport (SIA).

(Kliko ketu per te lexuar programin e Qeverise)