Policia bashkiake e Sarandës në aksion…

Vijon aksioni i Policisë Bashkiake në qytetin e Sarandës.

Në sitë pastrimi i rrethimeve pa leje me mjete të çfarëdoshme sipas dëshirave të njerit apo tjetrit, largimi i makinave të braktisura prej vitesh nëpër rrugët e qytetit. Largimi i bagëtive të imta nëpër banesa, kryesisht në lagjen nr4.

Nga ora 04:00 deri në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm rruga 3-4 ka qenë pjesë e aksionit të Policisë Bashkiake.

U hoqën nga rrugët karrige, goma,zinxhirë, bidona. Ky aksion do të vijojë tërë fundjavën.

Në lagjen nr.4 ankesa e e një komuniteti u zgjidh duke i hequr menjëherë zotria 13 dele që i kishte në oborrin e tij, shprehen burime të Policisë Bashkiake Sarandë.