Çipa: Çështja e plazheve publike në Sarandë ka marrë zgjidhje, është nën administrimin më të mirë të mundshëm

Skandalin e mungesës së plazheve publike në vijën bregdetare jashtë qytetit të Sarandës, kryetari i Operatorëve Turistikë të Shqipërisë Arben Çipa e ka quajtur të ezauruar dhe histori të vjetër.

Përmes një lidhje Skype për edicionin e lajmeve të MCN TV, Çipa tha se plazhit publik i është dedikuar plazhi i ri në të majtë të portit dhe plazhi në shëtitore ku ndyshe nga vitet e kaluara që çadrat i vendosi bashkia këtë vit është lënë krejtësisht i lirë.

Intervista:

Zoti Çipa dua ta nis pikërisht me vendimin e Bashkisë së Sarandës për të lënë plazhe publike vetëm Brenda qytetit. Jeni njohur ju me këtë vendim dhe si e keni pritur?

Çipa: Surprizohem në lidhje me këto pyetje sepse janë ezauruar dhe nuk ka vend për pyetjen. Është histori e vjetër.

Çfarë u thoni turistëve që janë të interesuar për të vizituar Sarandën lidhur me këtë fakt. Si është reagimi i tyre kur mësojnë se jashtë qytetit nuk ka plazhe publike?

Çipa: Jemi marrë kohë të gjatë për tu thënë atyre për të mirat e vendimit. Është diskutuar edhe në nivel të pjesëmarrësve të këshillit bashkiak dhe në të gjitha instancave dhe zgjedhja më e mirë është kjo që kemi sot. Në zonat turistike siç është Butrinti dhe në zonën e portit është e dominuar nga hotele dhe ata e kanë të domosdoshme të investojnë për ndërtimin e plazheve. Për sa i përket plazhit publik është dedikuar plazhi i ri në të majtë të portit dhe plazhi në shëtitore. Në këtë mënyrë është dhënë zgjedhja. Nëse vitin e kaluar çadrat ishin vënë nga bashkia këtë vit mund të dalin me çadra ose jo. Në pjesët turstike bashkia i ka tarifuar dhe shërbimi është në nivelin maksimal. Do ketë edhe vizitorë që duan të kenë plazhin e vet, por kjo është pjesë e vogël që e ka këtë hall, por askush nuk i ka larguar kur akomodohen pranë tyre.

Por çmimi shpesh është i pakontrolluar..

Çipa: Mund të ketë edhe abuzime të kësaj natyre dhe pakënaqësi, por në përgjegjësi çështja e plazheve ka marrë një rrugë dhe është në administrimin më të mirë të mundshëm.

Si është situata me ndarjen e stacioneve të plazhit në Sarandë, në shumë zona të tjera vijon të ketë amulli për shkak të procedurave që u ndoqën sivjet me aplikimin në E-Albania?

Çipa: Nga ana e certifikimit të plazheve ka një vonesë por kjo është proceduriale, por në të gjitha takimet që ne kemi pasur e vërteta është se edhe subjektet që nuk kanë marrë certifikatë qeveria i ka lejuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Është qartësuar dhe nuk përbën ngërç. Nëse është ndonjë subjekt që nuk ka plotësuar dokumentin do të thotë se diku ka mbetur procedura.

Zoti Çipa në Sarandë ditët e fundit kanë ndodhur disa ngjarje që kanë vënë në diskutim sigurinë publike. Sa shqetësuese është kjo për ju?

Çipa: Kaloj 24 orë në Sarandë dhe jam dëshmitar dhe kam lidhje të ngushtë me subjektet. Në një far forme do bie dakord me ju që është bërë lajm por që përbën rrezik është pak e ekzagjeruar. Saranda nuk është pjesë e kësaj sepse lajmi shpërndahet, por këtë ne nuk e parashikojmë dhe nuk e parandalojmë. Këto janë çështje që i përkasin individëve.

Me të dhënat e para që keni nga  çfarë sezoni do të jetë ky i sivjetshmi?

Çipa: Duke iu referuar prenotimeve dhe prurjeve tregon që liria e lëvizjes do sjellë vendimmarrje të shpejta për ata që duan të bëjnë pushime. Për sa i përket rezervimeve, mund të themi se janë më mirë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Këtë vit ka filluar prezenca turistike të jetë më e madhe por jo në gjithë Sarandën. Në këtë kuadër mund të them se është një situatë që ka një trend rezervimesh në rritje dhe kjo do të japë mundësinë e shtyrjes së sezonit edhe për në shtator.