Lorenc Mërkuri caktohet Drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës

KLP ditën e sotme ka caktuar prokurorët e rinj nëpër rrethe.

Prokurorinë e Sarandës KLP ka vendosur që të ia besojë Lorenc Mërkurit.

“Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht për nëntë caktime të përkohshme për një periudhë tremujore, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, si vijon:

Lorenc Mërkuri, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Sarandë”, thuhet në njoftimin e KLP. /Sarandanews.com/