Damian Gjiknuri infektohet me Covid-19

Drejtuesi politik për qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri, është infektuar me Covid-19.

Është vetë Gjiknuri që ka dhënë lajmin, duke u shprehur se është izoluar në shtëpi.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet!”, shkruan Gjiknuri. /Sarandanews.com/