Jolio Dine ironizon takimin e Alket Hysenit me berber “Jolin”

Anëtari i PD Sarandë Jolio Dine ka reaguar pas postimi të Alket Hysenit, ku ky i fundit kishte zhvilluar një takim me një berber të qytetit, i cili i ishte mirënjohës Ramës për uljen e taksave.

“Para pak kohesh me kishin thene se ne Saranden me dhjetra mijera banore, kisha vetem nje adash te emrit tim te vecante.

Sot kuptova se ne dhjetra berbere me vite e vite eksperience te Sarandes qe i kane provuar taksat edhe “ashtu” edhe “keshtu”, duhej gjetur pikerisht nje berber teper i ri ne treg por qe te quhej pikerisht…“Joli”! ?

P.S Une per vete do zgjidhja Romin, Belianin, Polin, Takun, Sotirin, Lanin etj. etj. etj. por sigurisht kam teper respekt per adashin tim tek i cili natyrisht shkojne shume te njohur e miq te mite”, shkruan Jolio Dine. /Sarandanews.com/