VIDEO/ Delvinë, Nëndrejtoresha e spitalit: Formula e përllogaritjes, gabim prej një viti

Ekonomistët  e spitalit të Delvinës nuk i mbajtën tatimin mbi page, 72 vjeçares mjeke i mbajnë menjëherë 500 mijë lekë nga paga dhe i shkëpusin marrëdhëniet e punës. Shkak sipas saj ishte zënka me sekretaren e spitalit, pasi nuk i hapi kartelë covidi për bashkëshortin.

Nexhmije Ibrahimi 72 vjeç nga Delvina, prej 45 vitesh me profesion mjeke ankohet në Fiks Fare se spitali i Delvinës i ndërprenë kontratën e punës dhe i vunë edhe gjobë 500 mijë lekë të vjetra.

Ajo thotë se ndërprerja e saj e kontratës erdhi ngaqë kishte patur një debat me sekretaren e burimeve njerëzore, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar t’i hapte kartele në spital të shoqit dhe për vete, gjë që nuk lejohej.
Nendrejtoresha  u shpreh se e kishte sqaruar zonjën në lidhje me gjobën. Zyra e financës kishte gabuar në formulën e llogaritjes pasi ende të ardhurat e mjekes llogariteshin me pagën 30 mijë lekë në muaj.

Por me pandeminë orari i punës i mjekes 72 vjeçare erdhi në rritje si rrjedhojë edhe të ardhurat, por që llogariteshin me formulën e vjetër. Auditi nxorri në pah gabimin dhe si rrjedhojë zonja figuronte si debitore pasi nuk ishte tatuar si duhet.

Kjo periudhë e përllogaritjes gabim kapte periudhën nga shtator 2019 deri shtator 2020, pra plot një vit. Dhe për një vit gabim nga ana e administratës mjekja Nexhmie Ibrahimi  duhet të paguaj 500 mijë lekë të vjetra menjëherë. ”

Ata tek zyra e financës janë të rinj dhe unë si ekonomiste i kam ndihmuar, por ata nuk e kishin kapur gabimin as unë jo” shprehet nëndrejtoresha.