Bujar Leskaj takim me gratë në Sarandë e Vlorë: Basha do jetë shërbërtor i popullit

Drejtuesi poltik i qarkut Vlorë Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me gratë në Sarandë e Vlorë.

Leskaj u ka shpjeguar grave në këto dy qytete programin e PD-së, si dhe u ka premtuar se Lulzim Basha do jetë shërbëtor i popullit.

“Zhvillova dy takime të veçanta me zonjat demokrate të Vlorës dhe në Sarandë.
Falenderim për këto takime të mbushura me shpresë e optimizëm për ndryshimin që po vjen.

Zonjat demokrate janë një prej shtyllave ku do të mbështetet Partia Demokratike në fushatën e saj elektorale, fushatë e cila me pjesëmarrjen e tyre do të jetë plot dinamizëm e qytetari.

Zonjat demokrate janë simbol i qëndresës, energjisë, kulturës e tolerancës, janë garancia e fitores sonë dhe e së ardhmes!
Partia Demokratike në programin e saj  ka shumë reforma, të cilat kanë në qendër zonjat dhe rininë për nxitjen e ekonomisë, punësimin, nxitjen e biznesit.

Pikërisht angazhimi përpara zonjave, nënave e motrave vlonjate e sarandiote, është që ekipi i përzgjedhur nga kryetari Basha do të punojë me përulësi, përkushtim dhe se qeveria e re do të jetë shërbestare e popullit.

Me zonjat e qarkut të Vlorës në krah, të gjithë së bashku do t’ia dalim që 25 Prilli të kthehet në një ditë historike për Shqipërinë e shqiptarët”, shkruan Leskaj. /Sarandanews.com/