Konispol, arrestohet 19- vjeçari: Drejtonte motomjetin pa leje drejtimi

Nje 19 vjeçar nga Xarra, bashkia Konispol, u arrestua nga specialistet e Qarkullimit rrugor.

Policia sqaroi sot se : Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit R. K., 19 vjeç, banues në Xarrë,Sarandë dhe R. A., 24 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.