Finiq, digjet një banesë në Krane, humb jetën i moshuari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Krane, Bashkia Finiq.
Një banesë është shkrumbuar nga zjarri dhe si pasojë ka ndërruar jetë i moshuari që jetonte aty.
Sipas informacioneve për mediat, në banesë jetonte 84-vjeçari Thanas Çakuli, i cili jetonte vetëm.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.